Largohen të dy, Tare gjen zëvendësuesin e Stakoshës dhe Reinas

Lotito kishte planifikuar një tentativë të fundit për të provuar rinovimin e kontratës së Thomas Strakoshës, mesa duket trajneri Mauricio Sarri nuk ishte dakord me këtë situatë, ndërsa të njëjtin fat ka edhe Pepe Reina, me portierët aktualë që janë me “valixhe në duar”.

Sipas “ Il Messaggero”, raportohet se trajneri i Lazios kërkon portier të tjerë, dhe të preferuarit e tij janë Sergio Rico dhe provedel.

Sipas medias italiane, klubi bardhekaltër ka arritur akordin paraprakisht me dy portierët që janë si objektiv i merkatos së verës.


Shtuar 12.05.2022 17:36