Lara Kolturi, sportistja me origjinë italiane që garon për Shqipërinë në skijim, ka arritur të shënojë një moment historik si për veten, ashtu edhe për vendin që përfaqëson.
Në garën e sllallomit të zhvilluar në Gurgl të Austrisë, pjesë e Kupës së Botës në ski, 20-vjeçarja doli fituese. Kjo arritje përbën rezultatin më të lartë në karrierën e saj deri tani dhe një ngjarje historike për sportin shqiptar, pasi shënon fitoren e parë të Shqipërisë ndonjëherë në këtë kompeticion.
Të lidhura
None found
E lindur në Itali dhe përfaqësuese e Shqipërisë që nga viti 2022, Kolturi vërteton edhe një herë se bën pjesë ndër emrat më të spikatur të skive alpine në arenën ndërkombëtare.
Pasi u rendit e dyta në Levi të Finlandës, skiatorja shqiptare u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit në Austri, duke lënë pas konkurrente të njohura të kësaj disipline.
Ky triumf i jashtëzakonshëm për Lara Kolturin është gjithashtu një burim krenarie për Shqipërinë, e cila tashmë regjistron fitoren e saj të parë në Kupën e Botës në ski.





