Laporta: Dembele është më i mirë se Mbappe

Fjalë të rëndësishme, ato të Joan Laporta, për Ousmane Dembélé.

Presidenti i Barcelonës, i intervistuar gjatë programit Els Matins në TV3 tha: “Ai është një lojtar që më emocionon, për mua ai është më i mirë se Mbappe dhe do të doja shumë që ai të qëndronte”.

Kontrata e francezit është gati të skadojë dhe hipoteza e lamtumirës bëhet konkrete. Megjithatë, numri një i katalanasve deklaron: “Dembélé dëshiron të qëndrojë, ne kemi një marrëdhënie të mirë dhe duam gjithashtu që ai të qëndrojë. Por këto janë situata që kërkojnë negociata, përfaqësuesit e tij kërkojnë më të mirën për të dhe ndonjëherë përpiqem të bëjeni të qartë se më e mira nuk janë vetëm paratë.”/h.ll/albeu.com


Shtuar 3.12.2021 12:05