“E martuar”, Kejvina zbulon papritur se i ka dhënë fund beqarisë (FOTO LAJM)

Bukuroshja e njohur Kejvina Kthella prej kohësh është në qendër të mediave pasi përflitet për një lidhje. Shkak janë bërë fotot e postuara nga vetë ajo në rrjetet sociale, ku hera-herë shfaqet në shoqërinë e një djalin misterioz, të cilit nuk ka zbuluar t’ia zbulojë as portretin e as identitetin. Madje, në verë qarkulloi një video ku ajo shihej me të me pushime në Turqi.

Ndërkohë së fundmi ajo ka postuar në Instastory një video ku tregon se ka vendosur një unazë martese. “E martuar” ka shkruar ajo krah videos duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot. Videoja u bë menjëherë virale dhe ndjekësit nuk janë të qartë nëse ajo e ka hedhur realisht një hap të tillë në jetën e saj.


Shtuar 3.12.2021 12:09