Uruguai ka arritur të marrë një fitore me shumë peshë, ku ky tre pikësh i ka siguruar një biletë për në Katar 2022. Uruguai arriti të fitonte direkt ndaj Peru-së me rezultatin minimal 1-0, ku shënues ishte Giorgian De Arrascaeta në minutën e 42-të.
“La Celeste” janë dy herë kampionë bote dhe kështu klualifikohen për herë të katërt radhazi dhe në Katar 2022 do të regjistrojnë botërorin e 14-të në total.
Kolumbia arriti të fitonte 3-0 ndaj Bolivisë dhe gjithashtu jka përfituar nga humbja e Peru-së, duke ngushtuar diferencën në tabelë, ku Peru ndodhet në vendin e pestë me 21 pikë dhe Kolumbia me 20 pikë në vendin e gjashtë. Vendi pestë futet në fazën e Play-off.
Brazili arriti të triumfonte ndaj Kilit me rezultatin e thellë 4-0. Neymar me shokë e kishin siguruar kualifikimin, por nuk u kursyen me golat. Neymar, Vinicius Jr, Coutinho dhe Richalrison ishin autorët e golave.
Ekuadori humbi me rezultatin 3-1 ndaj Paraguait por ishte një rezultat i cili nuk ndikoi për të ardhmet e ekipeve. Paraguai mbetet poshtë në rënditje ku nuk arriti të presë një biletë për në Katar, ndërsa Ekuadori e kishte të siguruar./ h.ll/albeu.com