Chelsea tentoi të transferonte një qendërmbrojtës cilësor gjatë afatit kalimtar veror, por nuk ia arriti.
Objektivi kryesor ishte Jules Kounde, por Sevilla nuk pranoi asnjë ofertë të ardhur nga Londra.
“Blutë e Londrës” do të tentojnë tani gjatë merkatos së janarit, këtë herë opsion është edhe qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly.
30-vjeçari ka një çmim më të lirë se Kounde dhe nëse nuk arrihet francezi atëherë londinezët do të tentojnë afrimin e tij.