Konsiderohet i rëndësishëm për Allegrin, Juventusi heq nga merkatoja Bentacur

Rodrigo Bentancur do të vazhdojë të qëndrojë te Juventusi. Mesfushori konsiderohet i rëndësishëm nga trajneri Massimiliano Allegri, i cili u ka kërkuar drejtuesve ta heqin lojtarin nga merkato.

Uruguajani është një pikë e fortë në mesin e fushës dhe numri një 1 i stolit të bardhezinjve kërkon ta ndërtojë projektin e tij pikërisht rreth 24-vjeçarit.

Bentancur është transferuar te “Zonja e Vjetër” në vitin 2017-të nga Boca Juniors duke u shndërruar gradualisht në një shtyllë të mesfushës së Juventusit.


Shtuar 12.07.2021 14:09