Konfirmohet nga La Liga: Griezmann te Atletico, de Jong huazohet te Barcelona

Befasia e minutave trë fundit të merkatos ishte Antuan Griezmann.

Teksa të gjithë po prisnin çfarë do të ndodhte me Mbappe, Barcelona filloi bisedimet me Atleticon ne orët e pasdites së djeshme për rikthimin e francezit në klubin kryeqytetas.

Klubet ende nuk i kanë bërë zyrtare këto transferime, por sipas faqes se La Ligas në Twitter çdo gjë është në rregull dhe tashmë lojtarët janë regjistruar në platformën e tyre me kohë.

“Transferët e Griezmann dhe De John janë pranuar me kohë nga platforma menaxheriale e LaLigas. Pas pranimit të dokumenteve LaLiga do t’i rishikoj të dyja”, thuhet në këtë njoftim të garës më prestigjioze spanjolle. /albeu.com/


Shtuar 1.09.2021 08:41