Klopp tenton në disa fronte njëkohësisht, Lewandowski në preferencat e tij

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është në kërkim të një qendërsulmusi. Gjermani po tenton në disa fronte, pasi interesim nga ana e “The Reds” është shfaqur edhe për Erling Haaland apo Amine Gouri i Nice .

Së fundmi në skenë del “vrullshëm” Robert Lewandowski. Klopp dëshiron të ribashkohet me  ish-lojtarin në “Anfield”.

Sulmuesi gjatë merkatos së verës që lam pas “tronditi” drejtuesit “bavarez” pasi shprehu dëshirën se donte një eksperiencë të re. Megjithatë, polaku mbeti në Allianz Arena, por vera e ardhshme pritet ta ndajë atë nga Bayerni.

Destinacioni i radhës mund të jetë Premier League, me “Të Kuqtë” që e  kanë vënë në shenjestër. Klopp i njeh mirë cilësitë e Levas, i cili gjatë kohës kur ishin të Dortmund bëri që sulmuesi të “shpërthente”.

Premier League nuk është i vetmi destinacion e mundshëm i sulmuesit të Bayernit, pasi interes për të ka shfaqur edhe Reali Madridi, sidomos nëse këta të fundit nuk arrijnë të transferojnë në Bernabeu, Erling Haaland. /albeu.com/


Shtuar 16.09.2021 15:54