Klopp: Çmenduri të përjashtosh Gjermaninë nga favoritet

Për Jurgen Klopp do të ishte një çmenduri që të heqësh Gjermaninë nga lista e favoritëve në kampionatin europian, pavarasisht vuajtjeve të panzerave ndaj Hungarisë në takimin e tyre të fundit në fazën e grupeve. Gjermania u kualifikua në 1/8 si e dyta e grupit të vdekjes, pas Francës kampione të Botës, ndërsa Portugalia avancoi si një ndër të tretat më të mira. Gjermania e Joachim Low fillimisht u mund nga Franca, para se të bënte një paraqitje të shkëlqyer ndaj Portugalisë që e mundi 4-2, por zhgënjen në barazimin 2-2 ndaj Hungarisë që ngriti edhe pikëpyetje nëse ata kanë kualitetin për të kaluar Anglinë, skuadër me të cilën do të përballen në 1/8-at. Gjithsesi trajneri i Liverpool Jurgen Klopp, është optimist para përballjes së peshave të rënda të kontinentint këtë të martë, dhe beson se Die Mannschaft do të ketë përfituar nga ai test i vështirë ndaj Hungarisë.

“Të përjashtosh Gjermaninë nga lista e favoritëve, kjo do të ishte çmenduri. Ne luajtëm mirë kundër Francës, Portugalinë e dominuam siç vështirë se mund të ketë bërë dikush tjetër në vitet e fundit. Ne vuajtëm ndaj Hungarisë. Po, por asgjë më shumë. Ndonjëherë një skuadër ka nevojë për bnjë ndeshje të tillë, dhe ne do ta tregojmë dicka të tillë të martën”.

Ka nga ata që etiketojnë Anglinë si favorite përballë Gjermanisë pasi 3 Luanët përfunduan të parët në grupin D, teksa dhe tifozët pritet ti japin më tepër motivim skuadrës së Gareth Southgate. Historia e kësaj klasikeje të Europës gjithsesi favorizon gjermanët, që kanë fituar 15 dhe kanë barazuar 4 nga 32 takimet e tyre të mëparshme me Anglinë. Vetëm 11 nga këto takime kanë qenë në kompeticione zyrtare me Gjermaninë që ka dalë fituese në 7 raste, përfshirë këtu triumfet me penallti në gjysmë finalet e Kupës së Botës 1990 dhe Europianin e vitit 1996. Herën e fundit që dy skuadrat u përballën në një turne madhor ishte në Kupën e Botës Brazil 2014, ku skuadra e Joachim Low triumfoi me rezultatin 4-1.


Shtuar 27.06.2021 14:59