Albian Hajdari nuk pritet të rikthehet në fushë para janarit, raportoi të hënën “Kicker”.
Mbrojtësi së fundmi iu nënshtrua një operacioni në shputën e këmbës së djathtë, të cilën e lëndoi gjatë një stërvitjeje me Hoffenheimin. Më herët, ai kishte operuar gjurin e majtë.
Të lidhura
None found
Gjatë grumbullimit të fundit me Kosovën për ndeshjet e Ligës së Kombeve, Hajdari dëmtoi edhe meniskun e gjurit të djathtë. Sipas “Kicker”, qendërmbrojtësi është operuar për këtë dëmtim dhe do të mbetet jashtë fushave deri në fund të vitit.
23-vjeçari ka zhvilluar gjashtë ndeshje me Hoffenheimin këtë edicion, në të gjitha garat.
Mungesa e tij është e rëndësishme si për Hoffenheimin, ashtu edhe për Kosovën, që këtë muaj do të luajë dy ndeshje vendimtare në Ligën e Kombeve, kundër Izraelit dhe Irlandës.






