Kualifikimet për Kampionat Botëror vazhdojnë edhe sot me disa duele interesante.
Shtatë përballje interesante do të luhen ditën e sotme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Fillimisht nga ora 15:00, Bosnja Hercegovina përballet me Finlandën në një sfidë ku fituesi do të dal në pozitën e dytë të grupit D.
Nga ora 18:00 luhen dy ndeshjet e radhës Norvegji-Letoni dhe Turqi-Gjibraltar.
Kurse në ora 20:45 zhvillohen edhe katër përballje tjera interesante.
Franca e pret në shtëpi Kazakistanin, Holanda përballet në transfertë me Malin e Zi, Uellsi takoet me Bjellorusinë, ndërsa Belgjika ballafaqohet me Estoninë.