Kërkon të bëjë një Romë pretendente, Isco i “piketuari” i radhës nga Mourinho

Roma futet fuqishëm në garë për kartonin e Iscos, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Real Madridi.

Verdhekuqtë kanë parakaluar në tratativa Juventusin, që ka kohë që interesohet për futbollistin, kontrata e të cilit me madrilenët skadon në vitin 2022.

Trajneri i ri i klubit nga kryeqyteti, Jose Mourinho, u ka kërkuar drejtuesve si përforcim për mesin e fushës 29-vjeçarin, u cili vlerësohet 20 milionë euro. Drejtuesit e Romës kanë dhënë miratimin për afrimin e mesfushorit, duke parakaluar “Zonjën e Vjetër” në tratatiavt për blerjen e futbollistit gjatë merkatos së verës.


Shtuar 10.05.2021 13:17