Kërkohet nga disa skuadra, Kounde arrin marrëveshje paraprake me Chelsean

Mbrojtësi i Sevilla, Jules Kounde, i cili po kërkohet nga disa skuadra evropiane, ka marrëveshje personale me Chelsean, të paktën kështu raporton Fabrizio Romano.

Kounde ka arritur marrëveshje me Chelsean deri në vitin 2026, por ai dëshiron ta respektojë ekipin e Sevillas dhe nuk po insiston për t’i shtyrë gjërat.

Vendin për Kounde po e liron bashkëvendasi i tij, Kurt Zouma, i cili pritet t’i bashkohet ekipit të West Ham.


Shtuar 23.08.2021 20:12