Kepa shumë pranë klubit italian, spanjolli është përshëndetur me shokët e ekipit

Kontaktet mes Napolit dhe Chelsea janë duke u zhvilluar për të mbyllur marrëveshjen për Kepa.

Sipas “La Repubblica”, portieri spanjoll tashmë ka përshëndetur bashkëlojtarët e tij te Chelsea dhe është gati të niset për në Itali. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis synon ta sjellë atë në Itali deri të martën.

Disa detaje të tjera referuar bonuseve që do të depozitohen mes dy klubeve, por rruga është asfaltuar dhe Kepa po i afrohet një aventure të re gjithnjë e më shumë te Napoli./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.07.2022 22:51