“Reciproriteti e drejtë e çdo vendi sovran”, reagon Meta: Shmangni provokimet

Sulmet në veri të Kosovës kanë sjellë reagime të shumta nga disa shtete.

Lidhur me këto tensione ka reaguar edhe ish presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i cili ka dënuar ashpër këtë sulm.

Ilir Met pëmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook mbështet integritetin territorial të Kosovës, ndërsa bën thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi në veri të Kosovës.

Postimi i Metës:

Mbështet plotësisht vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin dhe dënoj me forcë çdo sulm ndaj Policisë dhe forcave të sigurisë në ushtrimin e misionit dhe detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese.

Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran./albeu.com