Karakter, forcë dhe gjuajtje potente, sot Fredy “Il Drago” Guarin feston ditëlindjen

Pas disa sezoneve të shkëlqyera në Porto, Fredy Guarin kaloi 4 sezone me ulje-ngritjeve në Inter, klubi i tij i vetëm i italian.

Në vitin 2005 ai u transferua te Boca Juniors por përvoja e tij me Xeneizes nuk ishte saktësisht pozitive. Pavarësisht gjithçkaje, në vitin 2006 thirrja erdhi nga Saint-Etienne, klubi francez me të cilin Guarin luajti për dy sezone. Më pas pika e kthesës së karrierës së tij falë Portos.

Me “Dragoes”, Guarin luajti tre sezone e gjysmë dhe falë Andre Villas Boas u vendos si një nga mesfushorët më të mirë në Evropë. Mjaft për të merituar thirrjen nga Interi. Në ndeshjen hapëse ai zëvendësoi Dejan Stankovic dhe tifozët shpresonin se ai mund të bëhej trashëgimtari i tij.

Ai kaloi një periudhë me ulje-ngritje tek Interi, por mbi të gjitha, ai u bë një nga lojtarët më të preferuar të zikaltërve. Ai nuk fitoi asnjë trofe në Itali çuditërisht, por në Portugali ai ngriti në ajër 2 kampionate, 3 kupa portugeze, 3 superkupa portugeze dhe mbi të gjitha një Europa League.

 

Sot Fredy Guarin mbush 36 vjeç, nje lojtar i cili jepte shumë në fushën e lojës, një shpirt luftarak me disa goditje mbresëlënëse./ h.ll/albeu.com

Shtuar 30.06.2022 08:29