Kandidat kryesor për t’u rikthyer në stolin e Shqipërisë, De Biasi merr vendimin zyrtar

Emri i ish-trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi është konsideruar si një nga kandidatët kryesorë për t’u ulur sërish në stolin e kuqezinjve.

Aktualisht ish-tekniku që na kualifikoi në “Euro 2016” është në krye të Azerbajxhanit dhe për t’iu dhënë fund spekulimeve rreth rikthimit në Shqipëri ka menduar vetë italiani, i cili ka vendosur sa i takon të ardhmes së tij.

De Biasi ka zgjedhur që të rinovojë me Azerbajxhanin deri në nëntor të vitit 2023, kur përfundojnë kualifikueset e “EURO 2024”.

Kjo gjë është konfirmuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit, duke i besuar italianit edhe një fushatë tjetër kualifikuese.