Reforma Territoriale/ Yuri Kim takohet sot me disa deputetë të Partisë Demokratike

Ditën e sotme, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim do të takohet me disa deputetë të Partisë Demokratike.

Në orën 12:00, ambasadorja do të takohet me Enkelejd Alibeajn, Dhurata Çupin dhe disa depuetë të tjerë. Takimi, i cili ende nuk dihet se ku do të zhvillohet, do të realizohet në kuadër të Reformes Territoriale. Grupi i Alibeajt ka prezantuar raportin final, ku kanë propozuar për shtimin e 31 bashkive në 10 qarqe dhe ndarjen e vendit në 3 ose 6 rajone.

Sipas propozimit, në qarkun Berat shtohen 2 bashki, në Dibër 4, në Durrës 2 bashki, në Elbasan 3, në qarkun Fier 4, Korçës i shtohen 5 bashki, Kukësit 2, Lezhës 4 dhe Vlorës 4 bashki të reja. Qarku më i madh i vendit, Tirana sipas ekspertëve të PD duhet të ketë 3 Bashki më shumë, Farkë, Dajt e Kashar.

I pandryshuar mbetet qarku i Gjirokastrës dhe Shkodra, vendim të cilin e argumentojnë si dëshirë të qytetarëve. Po sot, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj.

Në orën 18.00 pritet të zhvillohet takimi i kreut të grupit demokrat, Enkelejd Alibeaj me presidentin, në kuadër të zgjedhjeve lokale./albeu.com


Shtuar 5.10.2022 10:22