Aksident i rëndë në aksin Burrel-Rrëshen, 5 persona dërgohen drejt spitalit të Traumës

Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Pujkë”.

Një automjet tip “Pasat” u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë. Të dy automjetet po lëvizin në drejtim të Burrelit kur mjeti veturë goditi nga pas kamionin.

Si pasojë e goditjes së fortë janë dëmtuar të 5 personat që ndodheshin në makinë.

Ata janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në vendin e parë janë transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje më të rëndë.

Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit./albeu.com