Kalimi i Kylian Mbappe te Reali dështoi, Pique nis me “ngacmimet” (FOTO LAJM)

Real Madridi nuk ia doli as këtë afat veror të tranferonte yllin francez, Kylian Mbappe nga PSG.

22 vjeçari ka refuzuar herë pas here rinovimin e kontratës me klubin parisien edhe pse ofertat kanë qenë marramendëse me pagë deri në 45 milion euro, por sërish klubi nuk e lëshuar duke riskuar ta humbi me parametra zero sezonin e ardhshëm.

Pas dështimit të këtij transferimi ka reaguar edhe mbrojtësi Barcelonës, Gerrard Pique i cili shpesh herë ‘ngacmon’ rivalin e përbetuar.

Pique postoi një foto të mediumit spanjoll ‘Marca’ që thoshte se cilin numër do ta marrë Mbappe te Reali.

Ndërsa, spanjolli në mbishkrim shkroi “El 7”.

Ndërkohë, në rast se Mbappe vazhdon të refuzojë rinovimin, atëherë qysh në janar mund të nënshkruajë parakontratë me Real Madridin./albeu.com/


Shtuar 1.09.2021 09:58