Kaan Arapi, talenti nga Peja që po forcon rrugëtimin e tij nga La Masia te AC Milan Academy

Kaan Arapi, futbollist i ri nga Peja, po vazhdon të spikasë me talentin dhe angazhimin e tij, duke u afirmuar si një prej emrave më premtues të futbollit kosovar në grupmoshat e reja.

Pas angazhimit në programin zyrtar të AC Milan Academy, të mbajtur në PUMA House of Football – Centro P. Vismara, qendra stërvitore e sektorit të të rinjve të AC Milanit në Milano, ai është bërë pjesë edhe e edicionit të dytë të AC Milan Academy Junior Camp – Prishtina, ku po dëshmon sërish cilësitë e tij në fushë.

Të lidhura

None found

Kjo pjesëmarrje po konsiderohet si një tjetër etapë me peshë në rritjen e tij sportive. Sipas vetë Kaanit, puna profesionale në akademi, e ndërthurur me stërvitjet individuale dhe ato me ekipin, po ndikon drejtpërdrejt në formimin e tij si futbollist.

“Kjo është hera e dytë që marr pjesë në AC Milan Academy Junior Camp – Prishtina. Organizimi është në një nivel shumë të lartë, ndërsa profesionalizmi dhe përkushtimi i trajnerëve e bëjnë këtë një nga akademitë më të mira ku kam pasur mundësi të stërvitem. Çdo seancë stërvitore më ndihmon të përmirësohem dhe të fitoj më shumë vetëbesim në fushë. Besoj se kjo përvojë, së bashku me stërvitjet e vazhdueshme individuale dhe me klubin tim, do të më ndihmojë të arrij objektivat që kam si futbollist”, u shpreh Kaan Arapi.

Talenti nga Peja është pjesë e KF Peja, klub në të cilin po zhvillohet dhe po e ndërton karrierën e tij hap pas hapi, me synimin për të prekur në të ardhmen nivelet më të larta të futbollit.

Potenciali dhe paraqitjet e tij kanë marrë vlerësim edhe nga institucionet sportive. Gjatë vitit të kaluar, Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhjen Rajonale të Futbollit, e vlerësuan Kaan Arapin me mirënjohje si futbollist me perspektivë të lartë, duke çmuar talentin dhe punën e tij.

Një tjetër pikë e rëndësishme në rrugëtimin e tij ishte pjesëmarrja në FC Barcelona Camp. Edhe aty ai u vlerësua si futbollist me perspektivë të lartë dhe, falë paraqitjeve të tij, fitoi përzgjedhjen për të marrë pjesë në një program stërvitor në La Masia, qendrën e njohur të zhvillimit të talenteve të FC Barcelona.

Me përvojat e fituara në dy prej institucioneve më të njohura të futbollit evropian për zhvillimin e talenteve të reja, si La Masia dhe AC Milan Academy, Kaan Arapi po e vazhdon me përkushtim ndërtimin e rrugës së tij drejt futbollit profesionist.

Në një moshë të re, ai po tregon se puna, disiplina dhe përkushtimi mbeten themeli i suksesit, ndërsa çdo përvojë e fituar në akademi të nivelit ndërkombëtar përfaqëson një investim të rëndësishëm për të ardhmen e tij sportive.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerjojobetmeritkingGrandpashabetkavbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet giriş