Juventusi ka mposhtur Interin në “San Siro” me rezultatin 0-1, në duelin e vlefshëm për javën e 27-të të Serisë A.
Ishte goli i Kostic ai që vulosi këtë duel, teksa mesfushori serb gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 23-të, duke i dhuruar 3 pikë të arta bardhezinjve.
GOAL | Kostic ⚽️
Inter Milan 0-1 Juventus#InterJuve
pic.twitter.com/Jdbv8wcZ0m— Halftime Football (@halftimefooty) March 19, 2023
Ndërkohë në krahun tjetër, Interi i Inzaghit duket se ka marrë tatëpjetën e Serinë A italiane, teksa kjo ishte humbja e 9-të në 27 javë, duke zbritur kështu në vendin e tretë, teksa tashmë rrezikon seriozisht edhe pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë “Zonja e Vjetër” me këtë 3 pikësh është ngjitur në kuotën e 41 pikëve, kujtojmë që bardhezinjve u janë zbritur edhe 15 pikë nga komisioni i disiplinës.