Juventusi konfirmon dëmtimin e Ramsey, kaq do të mungojë

Mesfushori uellsian i Juventusit, Aron Ramsey ka pësuar një dëmtim muskulor në fundin ndeshjes përballë Udineses.

Në komunikatën e Juventusit bëhet e qartë se lëndimi është i shkallës së ulët në kofshën e  djathtë dhe do ritestohet pas 10 ditëve.

“Shkaku i problemit muskulorë në fundin e ndeshjes ndaj Udinese, Aaron Ramsey ka bërë testimet që zbuluan shkallë të ulët në muskulin e kofshës së djathtë. Në 10 ditë, ai do bëjë testime të tjera për të mësuar kohën e shërimit”, shkruhet në komunikatë.

 


Shtuar 24.08.2021 18:48