Juventusi ende pa fitore në kampionat, mposhtet minimalisht nga Empoli (VIDEO)

Empoli i Ardijan Ismajlit e Nedim Bajramit ka arkëtuar tri pikë tepër të rëndësishme duke fituar në udhëtim tek Juventus me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Leonardo Mancuso në minutën e 21.

Dy futbollistët shqiptarë, Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami startuan ndeshjen nga fillimi që të dy. Mesfushori Bajrami u zëvendësua në minutën e 70, ndërsa mbrojtësi Ismajli luajti për 90 minuta.

Pas dy ndeshjeve, Empoli gjindet në pozitën e 11 me tre pikë, ndërsa Juventus me po aq ndeshje ka vetëm një pikë.


Shtuar 28.08.2021 22:43