Juventusi dhe Ramsey nuk po meren vesh për shkëputjen e kontratës, uellsiani kërkon 4 milion euro

Pavarësisht se mesfushorit uellsian ka edhe një vit nga kontrata e tij, ai prej disa kohësh nuk është pjesë e planeve të Allegrit.

Kjo pjesë e fundit e sezonit u kalua në huazim te Glasgow Rangers.

Të dyja palët, tregon Sky Sports , negociojnë zgjidhjen e kontratës, me dallime të dukshme: Ramsey kërkon katër milionë, dhe Juve ofron dy.

Nuk dihet nëse në ditët në vazhdim do të ketë ndonjë marrëveshje mes palëve./albeu.com

 


Shtuar 25.07.2022 09:12