Memphis Depay po i afrohet akoma më shumë Juventusit, teksa mungojnë vetëm disa detaje për t’u përcaktuar.
Siç raporton Tuttosport, sulmuesi dhe drejtuesit e Juventusit kanë gjetur tanimë një marrëveshje në parim mbi bazën e një kontrate 2 vjeçare me një pagë për rreth 5 milion euro dhe 1.5 milion euro bonus.
Ashtu si Juventusi, Barcelona e ka me nxitim përfundimin e këtij operacini dhe do të ishte e gatshme ta largonte sulmuesin falas, por vetëm nëse holandezi do të hiqte dorë nga disa probleme ekonomike që klubi spanjoll ka ndaj tij./albeu.com