Juve ka gati ofertën plus kartonin e një lojtari për Locatellin

Mesfushori 23-vjeçar, Maunel Locatelli është objektivi kryesor i Juventusit për të përforcuar skuadrën.

Pas disa javësh pritje, bardhezinjtë kanë vendosur të formulojnë një ofertë zyrtare për Sassuolo për kartonin e Locatellit.

Ish-mesfushori i Milanit, protagonist në fitoren e Italisë kundër Zvicrës, nga ana tjetër është objektivi i madh i “Zonjës së Vjetër” për të forcuar mesfushën.

Prandaj, bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të rrezikojnë parakalimin nga disa klube të mëdha europiane, dhe për këtë arsye kanë vendosur 30 milionë euro në pjatën e Sassuolo plus një lojtar: deri më sot emri më i përfolur është ai i Radu Dragusin.


Shtuar 20.06.2021 12:44