Arrestohet 24 vjeçari nga Kosova në Durrës

Policia ka vënë në pranga një 24 vjeçar nga Kosova për shkak se akuzohet se ka ndihmuar një tjetër person po nga Kosova për të kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas policisë i arrestuari është F.A 24-vjeç, ndërsa akuzohet se ka ndihmuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme shtetasin kosovar A. G., 28 vjeç, duke i siguruar një pasaportë maqedonase dhe një leje qëndrimi zvicerane, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm ne DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar F. A., 24 vjeç, pasi ka ndihmuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme shtetasin kosovar A. G., 28 vjeç, duke i siguruar një pasaportë maqedonase dhe një leje qëndrimi zvicerane, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. /albeu.com/


Shtuar 20.06.2021 13:02