Juljan Shehu ka zgjedhur të vijojë karrierën te Widzew Lodz dhe nuk do të largohet gjatë merkatos së verës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vendosur të qëndrojë në Poloni, pavarësisht ofertës së Olympiacos dhe këmbënguljes së klubit grek.
Widzew Lodz ka bërë të ditur se 27-vjeçari do të mbajë shiritin e kapitenit në sezonin e ardhshëm. Ky vendim përbën një vlerësim të rëndësishëm për mesfushorin, i cili ka spikatur edhe me Kombëtaren shqiptare dhe është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm.
Të lidhura
None found
Shehu rinovoi kontratën me skuadrën polake në tetor të vitit 2025. Marrëveshja e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2028, ndaj një transferim në një klub tjetër paraqitet i vështirë, pasi për kartonin e tij duhen paguar miliona.
