Jorginho flet për penalltinë e humbur në finalen e Euro 2020

Jorginho ka bërë shaka se ai kishte planifikuar ta humb penalltinë, pasi e ka ditur se portieri Gianluigi Donnarumma do t’ia siguronte fitoren italianëve në finalen e “Euro 2020”.

Jorginho e humbi penalltinë e fundit për Italinë, përpara se Donnarumma ta ndalte tentimin e Bukayo Sakas për ta konfirmuar fitoren e Italisë 3:2 ndaj Anglisë. “Gjithçka ishte e planifikuar. E dija se Donnarumma do ta priste gjuajtjen e fundit”, ka bërë shaka Jorginho.

“Gjithmonë mundohem të jap më të mirën për ekipin, por nganjëherë kjo nuk mjafton. Unë e humba penalltinë dhe në atë moment bota ndaloi përreth meje, sepse doja që Italia të fitonte. Për fat të mirë, ne e kemi në portë fenomenin, i cili më shpëtoi”.

Shtuar 13.07.2021 13:37