Ivan Balliu ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Lajmin për mbrojtësin e bëri publik sot trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, gjatë prononcimit të tij për mediat.

Të lidhura
None found
Në vendimin e 34-vjeçarit për t’i dhënë fund angazhimit me kuqezinjtë kanë peshuar problemet fizike dhe mosha. Përpara se të përfaqësonte Shqipërinë, Balliu kishte luajtur për ekipet e moshave të Spanjës deri në U16, pa arritur të kalonte në nivelet më të larta të përfaqësueses iberike.
Përballja me Spanjën më 6 tetor të vitit 2017, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2018, shënoi debutimin e tij me Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi i djathtë e përfundon këtë rrugëtim me 24 paraqitje për kuqezinjtë, ndërsa pjesëmarrja në “EURO 2024” mbetet arritja e tij më e madhe me Shqipërinë.







