Italia fiton 4-3 në Prishtinë, Kosova mposhtet pas një dueli dramatik në futsall

Përballja dramatike mes Kosovës dhe Italisë në futsall, e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, u mbyll me fitoren 4-3 të italianëve.

Në takimin e dytë të Grupit 10, që i përket raundit kryesor të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028, “Dardanët” bënë një paraqitje luftarake, por nuk mundën ta evitonin disfatën.

Të lidhura

None found

Dy nga golat e Kosovës mbajtën firmën e Ramadan Alajt, i cili ishte shënuesi më i mirë i skuadrës në këtë duel. Golin tjetër për përfaqësuesen kosovare e realizoi Fitim Krasniqi.

Italia e ndau suksesin në shënim mes katër lojtarëve: Michele Podda, Giovanni Pulvirenti, Carmelo Musumeci dhe Giuliano Fortini.

Kosova, që në ndeshjen hapëse kishte mundur Gjeorgjinë, ruan vendin e dytë me tri pikë. Në krye të grupit qëndron Italia, e cila ka grumbulluar gjashtë pikë.

Takimi i ardhshëm i Kosovës me Italinë është më 10 nëntor, ndërsa përballja me Gjeorgjinë do të zhvillohet më 24 shkurt.


Shtuar më 6.11.2026 22:06

güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişGrandpashabetkahraman haber