I ftuar në “Live me Luizin” në Top Channel, këngëtari Frederik Ndoci foli për jetën e tij personale dhe rrugëtimin artistik në një intervistë ndryshe.
Edhe pse aktrimi ka qenë pjesë e karrierës së tij, Ndoci tha se muzika është fusha ku e gjen më shumë veten dhe ku i pëlqen të jetë.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës, ai provoi të luante disa situata që Luiz Ejlli i improvizoi në çast.
Kur Luizi i kërkoi të mendonte si regjisor dhe të zgjidhte për një rol mashkullor dikë që e duan të gjithë, Ndoci iu përgjigj se, për momentin, do të zgjidhte vetë Luizin.
I pyetur se kë do t’i vendoste përkrah në film, këngëtari bëri shaka se Luizi mund të zgjidhte kë të dëshironte, por shtoi se atij i pëlqente edhe aktorja me të cilën Luizi kishte luajtur më parë. Luizi e pyeti nëse e kishte fjalën për Olta Gixharin dhe Ndoci e pohoi, duke shprehur kështu dëshirën për t’i parë sërish bashkë në një film.







