Ish-sulmuesi i Liverpool përfshihet në një aksident të frikshëm (FOTO LAJM)

Ish-futbollisti i Anglisë, Andry Carroll është përfshirë në një aksident të tmerrshëm “kokë më kokë.”

Mercedes GLS SUV i tij prej 130 mijë paund u përplas me një Ford Fiesta.

Dëshmitarët treguan se ish-sulmuesi i Liverpul, Newcastle dhe Wes Ham dukej “i trullosur dhe i tronditur” kur doli nga makina.

Lojtari më pas shkoi me shpejtësi për të kontrolluar gjendjen e tre personave që ndodheshin në Fordin e kuq.

Një rrotë e përparme e Mercedes-it të zi të Carroll-it doli. Panelet anësore dhe një pjesë e parakolpit u thyen gjithashtu.

Dëshmitarët thanë se Carroll, 33 vjeç iu nënshtrua analizave së bashku me gruan shofere të Fiestës.

Asnjë arrestim nuk u bë. Steve Garboulb e pa përplasjen në orën 15:25 të së shtunës në Romford, Londrën Lindore , dhe tha: “Ishte me fat që askush nuk vdiq.”

“Fiesta dhe Mercedesi u përplasën kokë më kokë dhe një automjet i tretë u godit. Ishte një aksident i frikshëm.”

John Cooper, i cili jeton aty pranë tha: “Kam dëgjuar zhurmën më të tmerrshme. Pashë Andy Carroll duke dalë nga automjeti i tij, dukej i trullosur.”

Carroll, i cili ka nëntë paraqitje për Anglinë, kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar me skuadrën e Championshipm West Bromwich Albion, por kontrata e tij nuk u rinovua./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.09.2022 11:14