Ish-figurave të Vllaznisë nuk u ndalen “thumbat” pas sezonit, Locaj dhe Osmani ndezin rrjetin me një postim: Në fund fiton…

Ndonëse ekipet e Superiores e kanë zhvendosur tashmë vëmendjen te faza përgatitore për sezonin e ardhshëm, me synimin që të paraqiten sa më gati sidomos për ndeshjet kualifikuese të Kupave të Europës, polemikat dhe ngacmimet nuk janë shuar as pas mbylljes së kampionatit të kaluar.

Në qendër të vëmendjes këtë herë janë vendosur ish-drejtori sportiv Tefik Osmani dhe përgatitësi atletik i Egnatias, Aurel Locaj. Gjithçka nisi nga një publikim i Locajt në rrjetet sociale, ku ai njëkohësisht konfirmon edhe eksperiencën e tij më të fundit, atë te kampionët e Shqipërisë, Egnatia.

Të lidhura

None found

“Në fund, triumfi i përket durimit”, shkruan Locaj në postimin e tij. Në seksionin e komenteve ndërhyn edhe Osmani, i cili e pyet nëse me këtë status ka pasur synim të “godasë” persona me emra konkretë. Përgjigjja e përgatitësit atletik vjen me ironi: Emrat i nxjerr deti avazh avazh në breg.

Si Osmani, ashtu edhe Locaj, kanë qenë më herët pjesë e Vllaznisë në periudha të ndryshme. Nisur nga reagimet që ka sjellë ky status, nuk mungojnë interpretimet se mesazhet e tyre përmbajnë nënkuptime që shihen si “thumba” ndaj klubit shkodran.


Shtuar 22.06.2026 09:40

matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişmeritking girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet