Interi pret finalistin e radhës, Juventus-Fiorentina përballen për biletën e fundit

Pas kualifikimit të Interit në finalen e Kupës së Italisë, tashmë është radha e Juventusit me Fiorentinën të bëjnë llogaritë e biletës së fundit për në finale.

“Zonja e Vjetër” pret në “Allianz Stadium” skuadrën vjollcë për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës, me takimin e parë që është mbyllur në favor të bardhezinjve 1-0.

Një ndeshje e luftuar pritet të jetë mes dy ekipeve të cilat duan të përballen me Interin për trofeun e Kupës së Italisë.

Megjithatë, Juve ka avantazhin e qartë për shkak të vlerës që kanë golat ​​si mysafirë në këtë kompeticion.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Pellegrini; Cuadrado, Zakaria, Arthur, Rabiot; Morata, Vlahovic.

Fiorentina: Terraçiano; Venuti, Igor, Milenkovic, Biraghi; Castrovilli, Torreira, Duncan; Gonzalez, Piatek, Ikone /h.ll/albeu.com

 


Shtuar 20.04.2022 15:25