“Meqë Florian Binaj iku nga Portokallia…”, Artan Hoxha bën deklaratën e papritur për kryeministrin Rama

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Rama për mosmbajtjen e premtimit për dërgimin e satelitëve në hapësirë. “Meqe Florian Binaj iku nga Portokallia dhe nuk po e imiton me Edi Ramen, me duket se ka filluar Edi Rama dora vete, te imitoj Florian Binajn…”, shkruan Hoxha.

Postimi i Artan Hoxhës:

A jeni me lehte tani???!!!

Meqe Florian Binaj iku nga Portokallia dhe nuk po e imiton me Edi Ramen, me duket se ka filluar Edi Rama dora vete, te imitoj Florian Binajn….

“Çunat” e hashashit, atij te vertetit jo ai qe presim te legalizohet, ishin trembur nga kjo puna e monitorimit te territorit nga Satelitet e Rames, por tashme mund te vazhdojne te qete fushaten e mbjelljes.

Nga vjeshta, kur te kene mbaruar te korrat e “bereqetit”, dhe te kemi siguruar pa firo “zairene” e zgjedhjeve te ardheshme, satelitet do t’i ngrejme ne stratosfere, per te gjurmuar kemba kembes nga dreqin po bejne “kerdine”, ata “ujqerit” pa dhembe qe fton Arian Çani…

Ajo shprehja e plakave, “te rente rrufeja ballit”, tani do kthehet ne, “ te rente sateliti ne koke”.

Kujtojmë se Flor Binaj është larguar nga Partokallia. Tashmë aktorin e mirënjohur të humorit do ta shohim në emisionin “Piranjat” në ABC, që nis transmetimin më 26 prill./albeu.com


Shtuar 20.04.2022 15:33