Iniesta tregon se çfarë e bën Ancelottin një trajner të jashtëzakonshëm

Ish-legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, beson se Carlo Ancelotti është një trajner i jashtëzakonshëm pasi ka shfaqur zgjuarsinë e tij taktike duke stërvitur Real Madridin në dy periudha të veçanta dhe duke arritur sukses.

“Ka shumë pak për të thënë për Ancelottin. Karriera e tij flet për të. Të kesh aftësinë që të stërvitësh Real Madridin dy herë, dhe të kesh sukses në të dyja rastet. Të rikthehesh në një ekip si Real Madridi dhe të kesh sukses përsëri nuk është e lehtë, ai është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Iniesta.

Ancelotti ka fituar Ligën e Kampionëve gjatë dy periudhave si trajner i Real Madridit, ai madje ka mundësinë që ta fitojë atë përsëri këtë sezon.

Tekniku italian gjithashtu ka fituar La Ligan pas rikthimit të tij dhe është në rrugë të mirë për ta fituar atë përsëri këtë sezon.

Me të vërtetë sukseset e Ancelottit janë të pamohueshme pasi ai është trajneri i vetëm që fiton titullin e ligës në top pesë ligat e mëdha evropiane.

Real Madridi i Ancelottit momentalisht është lider në La Liga me 69 pikë të grumbulluara, ndërsa ata tashmë kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale pasi kanë eliminuar Leipzigun me rezultat të përgjithshëm 2-1./Telegrafi/


Shtuar 12.03.2024 19:39