“Iku në Romë, nuk kthehet më”, skocezët festojnë më shumë se italianët për finalen: Anglezët janë mendjemëdhenj, nuk shohin të tjerët

Finalja e fituar nga Italia kundër Anglisë në Europian është festuar edhe më shumë nga skocezët. Këta të fundit që njihen për rivalitetin e madh me Anglinë, kanë pasur shijen e një trofeu të fituar duke parë rezultatin e takimit.

Mediat skoceze kanë qenë “pa mëshirë” me titujt e tyre: “Trofeu shkoi në Romë dhe nuk ka për t’u kthyer”. Gjithashtu shumë të përdoshme kanë qenë vitet e largëta të Anglisë kur kishte mbërritur në nivele të tilla dhe fakti se ka dalë sërish duarbosh.

Gjithashtu skocezët i cilësojnë anglezët si mendjemëdhenj pasi sipas tyre për ta nuk ekziston askush tjetër në fushë dhe ndihen superior, ndërsa e quajnë si arsyen kryesore të dështimit.


Shtuar 12.07.2021 19:42