Propozimi interesant, Argjentinë-Itali të luajnë Superkupën Maradona

Superkupa Maradona është ideja më e re që vjen nga Argjentina. Mediat në shtetin amerikano-jugor, që triumfoi në Copa America, kanë hedhur idenë e një ndeshjeje me Italinë fituese të Kampionatit Europian.

Ideja nënkupton një përballje mes kampionëve të sapo-shpallur në kontinentet përkatëse dhe kupa do të marrë emrin e legjendës argjentinase Diergo Armando Maradona, i cili u nda nga jeta më 25 nëntorin e vitit të kaluar.

Për momentin bëhet fjalë thjesht për një ide, por që po ngacmon interesin dhe kuriozitetin e shumë njerëzve, megjithatë mbetet për t’u parë gatishmëria e federatave përkatëse, si dhe hapësirat në kalendarin e përfaqësueseve.

E sigurisht që ideatorët kanë menduar edhe për stadiumin që do të presë këtë superkupë të veçantë dhe bëhet fjalë për impiantin e Napolit ose atë të La Paternal-it, pasi që të dy mbajnë emrin Diego Armando Maradona.


Shtuar 12.07.2021 19:57