Icardi zëvendëson Ronaldon te Juve

Juventusi po mendon për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Mauro Icardi si pasues të Cristiano Ronaldos nëse portugezi largohet këtë verë.

Klubi italian nuk ka pasur aspak sezonit të mirë pasi ka rënë herët nga Liga e Kampionëve, ndërsa e ka siguruar kualifikimin vetëm në xhiron e fundit në Serie A.

Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për shumë ndryshime këtë verë dhe tashmë kanë larguar trajneri Andrea Pirlo dhe në vend të tij kanë rikthyer Massimiliano Allegrit.

Me ardhjen e Allegrit, e ardhmja e Ronaldos pritet të jetë larg Juventusit, pasi dyshja nuk kanë pasur raporte edhe aq të mirë dhe portugezi nuk shihet si vendimtar në skemat e trajnerit italian.

Kështu, largimi i Ronaldos tashmë po konsiderohet nga Juventusi dhe drejtuesit e bardh e zi po shikojnë alternativa zëvendësuese për të.

Sipas Sky Sport Italia, Icardi është një mundësi për Juventusin nëse Ronaldo largohet.

Megjithatë, mediumi italian shton se për momentin PSG dhe Zonja e Vjetër nuk kanë hyrë ende në bisedime zyrtare.


Shtuar 10.06.2021 17:13