Gripi i pulave në Shqipëri! Eksperti thirrje për kujdes: Kategoritë që rrezikohen më shumë (VIDEO)

Epidemiologu veterinar, Kujtim Mersini ka dhënë detaje lidhur me gripin e shpendëve, i cili ka mbërritur edhe në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Mersini ka bërë me dije se grupi nuk është i përshtatur për trupin e njeriut, ndaj dhe risku i infektimi është shumë i ulët.

Megjithatë ai këshillon që çdo ushqim dhe nënprodukt i shpendëve të gatuhet në temperatura të larta dhe më pas të konsumohet pa asnjë problem, pasi virusi denaturalizohet në temperatura mbi 70 gradë.

“Grupi më i riskuar janë fermerët që mbarshtojnë shpendët në oborre. Kanë kontakt të drejtpërdrejtë. Vetë rreziku që mund të sëmurën është shumë i ulët, sepse nuk është i përshtatur për trupin e njeriut. Transmetohet përmes rrugëve ajrore, kontakti me kafshët e ngordhura apo lëngjet trupore të shpendëve të ngordhura. Është virus jo shumë i fortë, në mbi 70 gradë denatyrohet.

Pra në çdo lloj ushqimi që gatuhet më tempratura të larta s’ka problem. Produktet e fshatit janë më cilësore por me siguri më të ulët. Virusi përhapet tek shpendët, njeriu është bujtës aksidental. Risku i transmetimit nga shpendi tek njeriu është shumë i vogël,”-tha ai./tch

 


Shtuar 10.06.2021 17:16