Ibrahimovic si “mbret” i detit, shikoni çfarë bën legjenda (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic kurrë nuk lë askënd indiferent, as në fushë dhe as jashtë saj. Aq më pak nëse bomberi suedez është me pushime.

Disa ditë më parë, futbollisti i Milanit publikoi një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën shfaqej duke kryer hedhje akrobatike nga kuverta e një jahti luksoz.

Asnjë habi, sepse të gjithë i njohim aftësitë e tij kur kryen kërcime për shkak të së kaluarës në taekwondo.

Në videon e fundit (ka montazh brenda saj, me siguri) që ka publikuar në rrjetet e tij sociale, Ibra mund të shihet duke dalë nga deti si triumfator ndaj tij, në një bord fluturues dhe duke pretenduar të jetë Zoti që shfaqet nga ujërat e kaltërta.

Shtuar 8.07.2021 17:10