I shënoi tre gola Milanit, grabitet banesa e Benjamin Bourigeaud

Benjamin Bourigeaud do e kujtojë gjatë mbrëmjen e së enjtes. 30-vjeçari shënoi tre gola kundër Milanit në Europa League, diçka që të ndodh rrallë.

Pavarësisht se Rennes fitoi 3-2, në raundin tjetër u kualifikuan kuqezinjtë e Piolit falë triumfit 3-0 në “San Siro”.
Bourigeaud, i cili ishte ndër më të mirët e skuadrës franceze edhe në duelin e parë, u përball me një lajm të keq pas ndeshjes.

Shtëpia e tij ishte grabitur ndërkohë që ai zbavitej dhe festonte golat ndaj Milanit me tifozët e pranishëm në “Roazhon Park”.

Mesfushori ka denoncuar ngjarjen dhe forcat policore po punojnë për zbardhjen e saj dhe kapjen e hajdutëve. /abcnews.al


Shtuar 23.02.2024 21:45