“I paharrueshëm”, Barcelona nuk ndahet dot lehtë nga Leo Messi (VIDEO)

Driblime, gola, asiste, shumë trofe e shumë emocione. Tifozët e Barcelonës i kanë provuar të gjitha gjatë 20 viteve të fundit.

Kanë provuar jo vetëm emocionet e fitoreve që me Leo Messin në fushë ishin më të lehta, kanë provuar edhe humbjet.

Tani kanë humbur vetë Leon, i cili një ditë do të rikthehet sërish në Katalonjë. Se si, duhet pritur të zbulohet.

Te Barcelona e kanë të qartë dhe videon e fundit e kanë publikuar me mbishkrimin që flet vetë: “I paharrueshëm”.


Shtuar 9.08.2021 09:07