Përplasi për vdekje këmbësoren në Durrës, arrestohet drejtuesi i automjetit

Policia e Durrësit ka arrestuar shoferin i cili shkaktoi aksidentin me vdekje mbrëmjen e djeshme në këtë qytet.

Në pranga ka rënë 42-vjeçari T.M, pasi aksidenti këmbësoren 69-vjeçaren N.M., e cila ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Informacion-T. M., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale N. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në spital.


Shtuar 9.08.2021 09:17