Hungari-Francë, formacionet e mundshme

Franca do të synojë rezultate pozitive këtë Euro 2020, ku do të udhëtojë drejt Budapestit për tu përballur me Hungarinë në kuadër të Grupit F.

Vendasit në ndeshjen hapëse pësuan humbje kundër Portugalisë me rezultat 3:0, kurse Franca e nisi me derbi kundër Gjermanisë, ndeshjen të cilën francezët e fituan me rezultat minimal 1:0.

Gjë interesante për shikuesit e kësaj ndeshje është që stadiumi “Puskas Arena” do të jetë i gjithi i mbushur me tifozë, pasi që Hungaria ka lehtësuar masat për pandeminë Covid-19.

Të dy kombëtaret janë përballur shtatë herë mes vete, ku tre fitore ka regjistruar Franca, tre sosh Hungaria, dhe një herë janë ndarë me barazim.

Në këtë përballje, për Hungarinë nuk do të paraqitet mesfushori Daniel Gazdag për shkak të një lëndimi në gju, kurse tek Franca në dyshim është sulmuesi Kingsley Koman për të cilin nuk dihet ende arsyeja.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Hungary (3-5-2): Gulacsi; Botka, Orban, At.Szalai; Lovrencsics, Schafer, Kleinheisler, Nagy, Fiola; Sallai, Ad.Szalai

France (4-3-1-2): Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez; Pogba, Kante, Rabiot; Griezmann; Mbappe, Benzema

Grupi F

15:00 Hungaria – Franca (Stadiumi Puskas Arena-Budapest)

Shtuar 19.06.2021 13:11