“Het-trik” i Lewandowskit, Bayerni siguron fitoren e dytë në kampionat përballë Hertha Berlinit (VIDEO)

Gjiganti gjerman ka triumfuar përballë Hertha Berlinit me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena.

Vetëm pas gjashtë minutave lojë u zhbllokua ndeshja, kur Thomas Muller shënoi pas asistimit nga Alphonso Davies.

Ndërkohë në minutën e 35-të, Robert Lewandowski realizoi golin e parë personal në këtë ndeshje dhe të dytin për Bayernin.

Me epërsinë prej dy golave të vendasve, përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Me të filluar pjesa e dytë, Jamal Musiala realizoi gol pas asistimit të Muller për 3-0.

20 minutat e fundit të ndeshjes ishin të rezervuara për spektakël nga Robert Lewandowski.

Polaku në minutën e 70-të e ngriti epërsinë e Bayernit në 4-0 pas asistimit nga Leroy Sane.

E në minutën e 84-të të ndeshjes, Bayerni gjeti golin e pestë, ku shënoi Robert Lewandowski që kompletoi het-trickun.
Me këtë fitore Bayerni barazohet me pikë me Bayer Leverkusenin dhe Freiburgun me nga shtatë pikë në krye.

Ndërkohë Hertha mbetet e fundit në tabelë pa asnjë pikë pas tri ndeshjeve


Shtuar 28.08.2021 20:23