Eden Hazard është i bindur se Chelsea ka potencialin të luftojë për titullin e Ligës Premier këtë sezon, edhe pse aktualisht renditet në vendin e gjashtë dhe ka një diferencë pikësh me dy ekipet e kreut.
Të lidhura
None found
Ish-sulmuesi belg i Chelseat vlerësoi se skuadra londineze vazhdon të jetë një kundërshtar i fortë për çdo ekip në kampionat dhe mund të përballet denjësisht me skuadrat kryesuese.
“Chelsea mbetet një ekip i vështirë për t’u mposhtur në Ligën Premier, edhe kur ndodhet më poshtë në renditje”, deklaroi Hazard.
Ai shtoi se Blutë kanë mundësi të garojnë me çdo kundërshtar gjatë këtij sezoni, duke përfshirë Arsenalin dhe Manchester Cityn.
Hazard bëri të ditur gjithashtu se në fund të tetorit synon të jetë i pranishëm në përballjen e Chelseat me Manchester United, për të mbështetur ish-klubin e tij.






